Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja e VIII-të e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, e kryesuar nga kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj. Për ketë mbledhje ishte propozua ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2019,
-
Shqyrtimi i rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2019,
-
Shqyrtimi i Projekt-Planit të Veprimit Lokal për Rini 2019-2020,
-
Shqyrtimi i Planit Zhvillimor Komunal të Arsimit,
-
Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për inicimin e procedurave për themelimin e Teatrit “Skënder Tafaj” në Deçan,
-
Shqyrtimi i kërkesave,
-
Të ndryshme.