leoni

Është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale është mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune : Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2018-2022, Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor të vitit 2018, Shqyrtimi i Rekomandimit  të Komisionit për emërimin e rrugëve dhe marrja e vendimit për emërim të rrugëve dhe riemërim të SHFMU në fshatin Irzniq, Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit për shpalljen e zonave me interes për Komunën e Deçanit, Shqyrtimi i kërkesave, Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar janë shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat nga anëtarët e KPF-së kanë mare miratimin për diskutim në asamblenë komunale e cila do të mbahet me datë 27.07.2018 me fillim ne ora 10:00. Në të ndryshëm është diskutuar  kërkesa e banorëve të lagjeve Gjikojaj dhe Dobrunaj në Deçan të cilët kanë kërkuar nga Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj , KPF-ja dhe Asambleja komunale që të marrin parasysh kërkesën e tyre për rrethojën e varrezave të këtyre dy lagjeve e cila është dëmtuar gjatë rregullimit të rrugës . Rekomandimi i KPF-së ishte që të hartohet një paramasë dhe parallogarit e përbashkët për dy lagjet në fjalë po ashtu edhe për varrezat e lagjes së Kuçve të cilat janë afër dhe të shikohet mundësia buxhetore për rregullimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …