Udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Haki Shehaj, është mbajte mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku për këtë takim ishte propozua ky rend pune:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Shqyrtimi i Draft-Rregullores për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit, Çmimi “Njazi Ferizi”,
– Shqyrtimi i Draft-Statutit të Muzeut në Deçan,
– Rishqyrtim i Vendimeve të Kuvendit me Rekomandim të MAPL-së,
– Shqyrtimi i kërkesave dhe
– Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutua dhe kanë marrë miratimin nga anëtarët e KPF-së për tu debatuar dhe miratuar në takimin e rregullt të Asamblesë Komunalë e cila do të mbahet më 29.10.2021.