leoni

Është mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit për vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti Asamblenë e rregullt për vitin 2021 të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve, u debatua për shumë pika me rëndësi për Komunën e Deçanit. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Zëvendësimi i anëtarit të Kuvendit Uran Tolaj me kandidatin e radhës Ismet Çekaj nga subjekti i njëjtë politik Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK dhe dhënia e betimit solemn,

– Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”,

– Marrja e vendimit për përkrahje financiare për qytetarët e Komunës së Deçanit të prekur nga Covid 19 dhe familjarët e viktimave të Covid 19,

– Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2020 në vitin 2021,

– Shqyrtimi i Raportit financiarë për vitin 2020 dhe

– Të ndryshme.

Para miratimit të rendit të ditës me rekomandim të KPF-së në këtë seancë pika e tretë e rendit të ditës, Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”, do të diskutohet në seancën e muajit Prill pasi të kompletohet të gjitha dokumente e kërkuara, ndërsa për këtë seancë janë propozuar edhe disa tema tjera për diskutim dhe miratim. Pas Miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhja e kaluar është bërë betimi i anëtarit të ri të Asamblesë Komunale nga radhët e LDK-së  në vend të Uran Tolaj që ishte deri më tani, betimin e bëri Ismet Çekaj nga i nijeti subjekt politik. Seanca ka vazhduar me piken e rendit të ditës lidhur më përkrahjen financiare për qytetarët e Komunës së Deçanit të prekur nga Covid-19 dhe familjarët e viktimave të Covid-19. Pas diskutimeve nga të gjitha grupet parlamentare dhe sqarimit nga Drejtori për Bungjet dhe Financa Agron Demukaj, lidhur me mundësit buxhetore që ka komuna e Deçanit, u dakakorduan që: familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid-19, të ju ndahen mjete në vlerë prej 200 euro ndërsa ata të cilët janë prekur nga Covid-19, do të krijohet mënyra e aplikimit online ose ne kopje fizike dhe me rishikim të buxhetit do të ndahen për secilin qytetar të prekur një shumë të cilën do ta përcaktojnë një komision. Aplikimi i kësaj kategorie te të prekurve do të vazhdon deri në përfundim të pandemisë. Për këtë propozim të gjithë asamblistët kanë dhënë votën e tyre. Seanca ka vazhduar me pikën e rendit të ditës lidhur më preorientimin e të hyrave vetanake të vitit 2020 të bartura për vitin 2021 në shumën totale  112,165.58 euro. Propozimi për ridestinim të hyrave vetanake të vitit 2020 e që barten në vitin 2021 është sipas të dhënave të prezantuara më poshtë:

– Kategoria ekonomike  – Paga dhe mëditje……..shuma totale prej 752.50 euro, janë THV nga fondi burimor (21), të arkëtuara në muajin dhjetor. Të ridestinohen në paga shëndetësi, alokimi në:

– Blloku kodues: 21/631/73900/111/00000/0721…… shuma 752.50 euro

– Kategoria ekonomike _Mallra dhe Sherbime……..shuma totale prej 30,052.59 euro, ku shuma prej 52.30 euro mjete të alokuara dhe te pa shpenzuara dhe shuma prej 30,000.00 euro janë THV nga fondi burimor (21), të arkëtuara në muajin dhjetor, ndërsa shuma 0.29 euro janë THV të bartura nga viti 2019. Të ridestinohen në mallra dhe shërbime për nevoja të furnizimit për materiale hixhenike dhe dezinfektuese, alokohen në ketë kod:

– Blloku kodues: 21/631/17515/130/00000/0112…… shuma 30,052.59 euro

-Kategoria ekonomike _Subvencione dhe transfere……..shuma totale 25,113.26 euro, ku shuma prej 6,136.30 euro, janë THV të arkëtuar në muajin nëntor dhe te alokuara në muajin dhjetor pas mbylljes së vitit fiskal, ndërsa shuma prej 18,820.70 euro, janë THV nga fondi burimor (21), të arkëtuara në muajin dhjetor, ndërsa shuma 156.26 euro janë THV të bartura nga viti 2019.

Blloku kodues: 21/631/16015/200/00000/0111…… shuma 25,113.26 euro

– Shuma prej 8,000.00€ CHWB obligimi ndaj memorandumit,

– Shuma prej 3,000.00€ Swiss Contact obligimi ndaj memorandumit,

– Shuma prej 11,000.00€ Hidrodrini, obligimi 2020,

– Shuma prej 2,000.00€ Shtëpia e sigurt Pejë,

– Shuma prej 1,113026€ subvencione Zyra e Kryetarit.

– Kategoria ekonomike _Investimeve kapitale……..shuma totale 56,247.23 euro, , janë THV nga fondi burimor (21), të arkëtuara në muajin dhjetor.

– Blloku kodues: 21/631/18015/300/50718/0451 Rekonstruim i varrezave të dëshmorëve …… shuma 56,247.23 euro.

Mjetet financiare për të mbuluar kontratat për projektin e Lapidarit të fshatit Belle dhe Lapidarin Carrabreg i Epërm.

Me shumicë votash edhe kjo pikë ka kaluar.

Pika e gjashtë e rendit të ditës është diskutuar lidhur më Shqyrtimin e Raportit financiarë për vitin 2020 në këtë pikë është diskutuar nga të gjitha grupet parlamentare, janë dhënë vërejtje dhe sugjerime. Kjo pikë nuk votohet vetëm diskutohet.

Me shumicë votash edhe kjo pikë ka kaluar.

Pika e gjashtë e rendit të ditës është diskutuar lidhur më Shqyrtimin e Raportit financiarë për vitin 2020.

Nga propozimet e KPF-së  janë diskutuar dhe miratuar edhe këto pika:;

-Kërkesa e KF-DEÇANI’’ për përkrahje financiare ne vlerë prej 7000 mijë euro. Kjo kërkesë është miratuar për fillim të sezonit pranveror.

Nga drejtoria e Urbanizmit dhe Rekomandimit të KPF-së:

  1. Të shpallet pronë me interes zgjerimi i rrugës në Qendër të qytetit, pjesë nga parcela nr. 00933 shpallet me interes sipërfaqja prej 212 metër katror dhe parcela nr. 00931-2 shpallet me interes sipërfaqja prej 16 metër katror.

  2. Rishpallja e pronave me interes, për nevojat e rregullimit te shtratit te lumit –Lumbardh i Deçanit, vendim i kuvendit datë 30.11.2020.

Këto dy propozime kanë marrë miratimin e asamblesë komunale.

Po ashtu rekomandimi nga Komisioni për emërim të rrugëve dhe KPF-së

Rruga ‘’Adem H Zukaj” në fshatin Beleg.

Rruga ‘’Rexhë Pajazitaj ‘’ ne fshatin Isniq edhe këto dy emërtime të rrugëve kanë marrë votën e asamblesë.

Po ashtu:

  1. Plani Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025

  2. Plani për Deponinë e Mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit

  3. Plani për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme .Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe kërkesën e MAPL, kërkohet që këto tri akte të harmonizohen me dispozitat ligjore me vota unanime janë miratuar.

Seanca e radhës mbahet ne fund te muajit Prill.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …