E udhëhequr nga kryesuesi i asamblesë Komunale Haki Shehaj, është mbajt mbledhja e V-të e rregullta e Asamblesë Komunale në Deçan. Të pranishëm në seancë ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ekzekutiv komunal, përfaqësues të KFOR-it dhe OSBE-së. Për këtë takim ishte para ky rend dite:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Shqyrtimi dhe miratimi i Qarkores Buxhetore 01/ 2020-2022,
– Shqyrtimi i Propozimit të Drejtorisë për MSH dhe SHP për ndryshimin dhe Plotësimin e rregullores mbi lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit,
– Shqyrtimi dhe harmonizimi i Planit të Veprimit për Transparencë, me U.A.(MAPL) Nr.04/2018 për Transparencë në Komuna,
– Shfuqizimi i Vendimit 01.Nr.II-2 për caktimin e lokacionit për deponi inerte dhe i Vendimit 01.Nr.II-3 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të kompanisë komunale të pastrimit “Higjiena”.
– Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Arsim për sigurimin e mjeteve për blerjen e lëndëve djegëse / dru dhe naftë për vitin shkollor 2019/2020,
– Plotësimi i Këshillit për Siguri në Bashkësi dhe
– Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga asamblistët e të gjitha subjekteve politike, por edhe kanë marrë përgjigjen e duhur nga zyrtarët kompetent për pikat e caktuara, më pas kanë marrë edhe mbështetjen nga delegatët e pranishëm. E vetmja pikë e rendit të ditës e cila nuk ka gjetë mbështetje ishte pika e 4-të e rendit të ditës lidhur me: Shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit, nuk ka gjet mbështetjen për aprovim më arsyetimin se duhet të behën disa plotësim ndryshime dhe të diskutohet në seancën e radhës.Në të ndryshëm janë miratuar edhe dy kërkesa: – Kërkesa e ndërmarrjes Publike Lokale ,,Higjiena’’ në Deçan për blerjen e një Kamioni MAN për bartjen e mbeturinave në vlerë prej 16 mijë €, si dhe kërkesa e komunitetit të fshatit Gramaqel, për ndarjen e mjeteve në ngritjen e Memorialit të Dëshmorëve dhe Martirëve të këtij fshati, mbase mjetet tjera janë nda nga Agjensioni i Memorialëve te Kosovës