E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale të Deçanit Haki Shahajt, është mbajt mbledhja e V-të e rregullt e KPF-së.
Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Shqyrtimi i Qarkores Buxhetore 01/ 2020-2022,
– Shqyrtimi i Propozimit të Drejtorisë për MSH dhe SHP për ndryshimin dhe Plotësimin e rregullores Mbi Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale.
– Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit,
– Shqyrtimi dhe harmonizimi i Planit të Veprimit për Transparencë, me U.A.(MAPL) Nr.04/2018 për Transparencë në Komuna,
– Shfuqizimi i Vendimit 01.Nr.II-2 për caktimin e lokacionit për deponi inerte dhe i
Vendimit 01.Nr.II-3 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të kompanisë komunale të pastrimit “Higjiena”,
Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Arsim për sigurimin e mjeteve për blerjen e lëndëve djegëse / dru dhe naftë për vitin shkollor 2019/2020,
Shqyrtimi i kërkesave dhe
Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutu sipas renditjes, ndërsa pika e 4-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit nuk është përkrah nga anëtarët e KPF-së dhe më rekomandimin e tyre, kjo projekt-rregullore nuk do të diskutohet në seancën e rregullt me arsyetimin se duhet edhe më tej të punohet në këtë dokument. Në të ndryshme janë diskutu dy kërkesa njëra nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim dhe kërkesa e dytë nga Ndërmarrja ,,Higjena’’. Këto kërkesa kanë marrë mbështetjen e duhur nga anëtarët e KPF-së. Ndryshe seanca e rregullt e Asamblesë Komunale do të mbahet më 31.05.2019 më fillim në ora 10:00.