leoni

Është mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj është mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan ku u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara,

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2017-2019,

  3. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për transparencë,

  4. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për ndarjen e subvencioneve,

  5. Shqyrtimi i kërkesës së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” për dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC ”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan,

  6. Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardh për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit,

  7. Formimi i Këshillit Profesional të Ekspertëve,

  8. Të ndryshme.

Pas diskutimeve lidhur  më procedurat të cilat kanë ecur deri më tani  lidhur më zhvillimin e deri tashëm për çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin e sajë pothuajse pjesa më e madhe e asamblistëve dhanë mendimet e tyre e njëkohësish edhe anëtarët e komisionit të nxjerr nga kjo Asamble Bashkim Ramosaj nga ekzekutivi komunal, Xhevdet Hasanmetaj-PDK, Mehemt Osaj-AAK,  dhanë sqarimet se deri ku kanë mbërritur më proceduarat ku janë mbajt disa takime me avokat, janë mbajte edhe protesta, po ashtu kemi hy në grevë si institucion komunal etj.

Nga këtu u kërkua që  komisioni të sjellë rekomandimet në Asamble bashkë të koordinohen se çka do bëjmë më tutje lidhur më këtë vendim të pa drejtë.

Në piken e rendit të ditës Shqyrtimi  dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB)  2017-2019, drejtori për buxhet dhe financa dha sqarimet e duhura lidhur më Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2017-2019  dhe pas diskutimeve lidhur më planifikimin Buxhetorë  dhe ndarjen e mjeteve, kjo pikë e rendit të ditës u votua më shumicë votash.

Në pikën e 4-të te rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e Projekt-Rregullores për transparencë, kjo pikë e rendit të ditës më vota unanime i nënshtrohet procedurave të mëtutjeshme.

Edhe pika e radhës e rendit të ditës lidhur më  Shqyrtimin e Projekt-Rregullores për ndarjen e subvencioneve, është diskutuar nga Asamblistët  njëkohësisht janë dhënë edhe rekomandime që të subvencionohen Bletarët e komunë së Deçanit, po ashtu të ndahen mjete për bursa të studentëve të cilët i plotësojnë kriteret dhe disa rekomandime tjera.

Edhe kjo pikë e rendit të ditës është votuar në parim për të ju nënshtruar procedurave të mëtutjeshme.

Në pikën e 5-të të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” për  dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan, kjo pikë e rendit të ditës ngjalli debat nga të gjitha subjektet politikë të cilat janë në asamblenë komunalë.

 Ndonëse gatishmëria dhe vullneti i Asamblistëve  për të vazhduar seancën mungonte,  Asamblistët e LDK-së lëshuan sallën duke bojkotuar seancën, ndërsa Asamblistët e AAK-së  dolën për konsultime dhe nuk u kthyen për të vazhduar më tutje, e në mungesë kuorumi kryesuesi i asamblesë z.Jashar Dobraj ndërpreu seancën për të vazhduar ditën e hënë më 27.06.2016 aty ku kanë mbetur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …