Është mbajt mbledhja e XI-të e Asamblesë Komunale në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit z.Jashar Dobraj, është mbajte mbledhja e XI-të e rregullt e Asamblesë Komunale për këtë vit ku i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, më bashkëpunëtor, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it si dhe shoqërisë civile.

Për këtë mbledhje ishte parapa ky rend i punës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm,

  3. Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të Shpenzimeve,

  4. Shqyrtimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Statutin e QKMF-së,

  5. Shqyrtimi i propozim vendimit të Kryetarit të Komunës së Deçanit për zhvillim të procedurave për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private të personit fizik,

  6. Të ndryshme.

Para aprovimit të rendit të punës me kërkesën e Asamblistëve pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e raportit nëntë(9) mujor të, është hequr nga rendi i ditës për tu diskutuar në mbledhjen e radhës i plotësuar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale.

Seanca e Asamblesë komunale ka vazhduar më pikën e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e Raportit të Auditorit të. Është vazhduar seanca me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar për të vazhduar më tutje më piken e IV-të rendit të ditës lidhur me Shqyrtimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Statutin e QKMF-së, për këtë pikë të rendit të ditës është diskutuar nga asamblistët të cilët dhanë edhe mendimet e tyre lidhur më ndryshim plotësimin në Statutin e QKMF-së. Nga Asamblistët është miratuar në leximin e parë për ti hapë rrugë plotësim – ndryshimeve të këtij statuti.

Është vazhduar më pikën e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për zhvillim të procedurave për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private të personit fizik, kjo pikë e rendit të ditës është diskutuar dhe është aprovuar në parim më shumicë votash për të ju nënshtruar procedurave të mëtutjeshme.

Gjatë kësaj seance kishte edhe pyetje nga asamblistët ku dhe morën përgjigjet e duhura nga drejtorët e dikastereve përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …