Është mbajt mbledhja e XII-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale në Deçani Haki Shehaj, është mbajt mbledhja e XII-të rregullt e Asamblesë Komunale më këto pika të rendi të ditës.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2019,

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve,

  4. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Deçanit,

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të vlerësimit të pasurive dhe detyrimeve të Ndërmarrjes N.SH.P.UJËSJELLËSI&HIGJIENA për periudhën deri me 31 gusht 2018,

  6. Të ndryshme.

Në mbledhje e rregullt të KPF-së më  rekomandim të kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, për seancën e rregullt të Asamblesë komunale si pikë e rendit të ditës  ishte kërkuar që të diskutohet Raporti i Performancës së Komunës për vitin 2017 si dhe Plani i veprimit për transparencë dhe aktivitete komunale për vitin 2018. Edhe ky rekomandim është fut si pikë e rendit të ditës për diskutim. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar drejtori për buxhet dhe financa Agron Demukaj dha sqarimet e duhura lidhur më  Rregulloren e Tatimit në pronë për vitin 2019, kjo pikë e rendit të ditës  ka kaluar më shumicë absolute të votave. Pika e radhës e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimin e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve, kryetarja e komisionit për hartimin e kësaj rregulloreje nga radhët e AAK-së  Lirije Zukaj, bëri të ditur se janë mbajt takimet dhe është punuar në ketë rregullore ndërsa nga grupet parlamentare të Asamblesë u kërkua që kjo pikë e rendit të ditë të shtyhet për mbledhjen e radhës për tu bërë edhe disa plotësim ndryshime të kësaj rregulloreje, më shumicë votash kjo pikë e rendit të ditës  do të diskutohet në mbledhjen e muajit dhjetorë. Për dy pikat e rendit të ditës pika e 4 dhe e 5-të lidhur më  Shqyrtimin e Projekt-Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Deçanit, dhe Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të vlerësimit të pasurive dhe detyrimeve të Ndërmarrjes N.SH.P.UJËSJELLËSI&HIGJIENA për periudhën deri me 31 gusht 2018, sqarimet e duhura u dhanë nga Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe shpëtim Izet Zenuni. Pas sqarimeve nga  Zenuni, këto dy pika në mënyrë unanime janë votuar nga asamblistët. Ndërsa sa i përket pikës së rekomanduar nga kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, lidhur me Raportin e Performancës së Komunës për vitin 2017 si dhe Plani i veprimit për transparencë dhe aktivitete komunale për vitin 2018, sqarimet e duhura për këtë pikë i dha vet i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku dhe mori përkrahjen nga të gjithë Asamblistët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …