Është mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë  komunale të Deçanit Haki Shehaj, është mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale më të vetmen pikë të rendit të ditës.

Zona e veçantë dhe zhvillimi  ekonomik i Deçanit

Kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj, pasi kërkoi nga asamblistët që të miratohet ky rend pune fjalën ja kaloi kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku sqaroi edhe qëllimin e kësaj seance të jashtëzakonshme, shqetësimin si kryetra i komunës e paraqiti para deputetëve, mediave, OSBE-së, ekzekutivit dhe legjislativit komunal dhe qytetarëve të pranishëm si dhe përfaqësuesit nga komuna e Plavës i cili ishte prezent Tahir Gjonbalaj. Pos kryetarit shqetësimet e tyre në këtë seancë i kanë paraqitur edhe deputet Florim Mataj-AAK  i cili ka qenë edhe iniciatorë për këtë seancë, Rifat Stojkaj-AAK, Albana Avdiaj –AAK, Erdogan Dautaj-AAK, Agnesa Vokshi-AAK , Erblina Taharija-AAK, Fatmir Kurmehaj-AAK dhe Mon Selmanaj –PDK. Ne nuk duam pengesa në zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit, duam infrastrukturë rrugore, ne asnjëherë nuk  kemi qenë pengesë për tempujt fetarë, kërkojmë mirëkuptimin e të gjitha institucioneve që të jenë më sy hapë në këtë drejtim me të vetmin fakt se mbi 40 mijë banorë sa ka komuna e Deçanit kërkojmë  jetë më të dinjitetshme dhe zhvillim. Të gjithë deputetet pozitë dhe opozitë qëndrimin e kryefetarit e kanë mbështetur unanimisht. Në fund është formuar grupi punues nga deputetët dhe ekzekutivi në ketë përbërje: 1.Bashkim Ramosaj –Kryetar, 2. Halil Tolaj –Egzekutivi 3. Haki Shehu –Kryesuesi, Lirie Zukaj-AAK, 5. Florim Mataj-AAK, 6. Mon Selmonaj-PDK, 7. Fatmir Kurmehaj-LDK. Ky grup punues nxori këto rekomandime të cilat bashkë më materialin të cilin e prezantoi kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, do ti drejtohet KZM-së (Këshillit Zotues dhe Monitorues ).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …