Është mbajt takim më këshillat e fshatrave me organizim të OSBE-së dhe Komunës së Deçanit

Me organizim të  OSBE-së, në bashkëpunim me komunën e Deçanit është mbajt tryezë e rrumbullakët –avancimi i komunikimit dhe bashkëpunimit mes këshillave të fshatrave dhe komunës së Deçanit. I pranishëm në ketë takim ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj,Drejtori i Administratës  z.Bashkim Ramosaj, kryetarët e këshillave të fshatrave zyra për informim dhe komunikim dhe përfaqësues të KFOR-it. Kryetari Selmanaj, me këtë raste tha se më zgjedhjen e këshillave të fshatrave më votën e banorëve të atyre lokaliteteve, ne vet kemi krijuar një mekanizëm dhe urë lidhëse për komunikim më të shpejt mes banorëve dhe përfaqësuesve për të parë dhe njohur më problemet dhe hallet që i preokupojnë lokalitetin ku jetojnë. Unë  jam i gatshëm që të bashkëpunoi më këshillat e fshatrave të cilët janë një mekanizëm i rëndësishëm për bashkëpunim tha kryetari Selmanaj. Gjatë këtij takimi  është diskutuar për të gjitha çështjet me rëndësi, që kanë qenë edhe si takim për rekapitullimin e punëve të këtij njëvjeçari. Gjithashtu, në këtë takim u fol edhe për prioritetet në të ardhmen dhe kërkesat që mund të dalin nga komuniteti i fshatrave.

Nga Drejtori i Administratës z.Bashkim Ramosaj u bë e ditur se nga sot të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur  nga 40 lokalitet të cilat janë në komunën e Deçanit, kanë një pikë kontaktuese direkt në komunë e Deçanit, një staf mbështetës i cili është i gatshëm që të ju ndihmoi në hartimin e kërkesave dhe protokollimin e tyre. Personat që do të jenë pikë referimi janë punëtorët administrativ z.Avdyl Dautaj dhe znj.Xufe Qufaj  në zyrën më numër 13 kati I-rë në objektin e komunës  së Deçanit. Vlen të ceket se të gjitha kërkesat e parashtruar nga përfaqësuesit e fshatrave  në një linkë të veçantë në wbsajdin e komunës së Deçanit http://kk.rks-gov.net/decan/ do të publikohen përmes zyrës për Informim dhe Komunikim në mënyrë që këto kërkesa të kenë prioritet në planifikim buxhetorë për vitin e ardhshëm kalendarik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …