leoni

Është mbajt takimi i KKSB –së në Deçan

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i kryesuar nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, është e qetë por mbetët shqetësuese numri i madh i qenve endacak, të cilët paraqesin kërcënim të vazhdueshëm për jetën e qytetarëve, e në veçanti të nxënësve të shkollave fillore. Në takimin e parë me anëtarët e KKSB-së, kryetari Ramosaj ka thënë se në takimin e organizuar nga MPB më kryetar të komunave dhe koordinator të KKSB-ve , kam prezantuar disa shqetësime për Komunën e Deçanit.

  1. Numri i madh i qenve endacak dhe rreziku ndaj tyre

  2. Mungesa e numrit të stafit Policor  në Deçan dhe

  3. Numri i vogël i Zjarrfikësve dhe kërkesat e shumta që kanë.

Sipas Ramosaj, volumi i punëve dhe çështjeve me të cilat duhet të merren këto dy institucione, kërkon numër më të madh të stafit, si të atij policor, ashtu edhe të zjarrfikësve. “Gjendja e sigurisë mund të vlerësohet e mirë, edhe pse për mua mbetët shqetësim numri i vogël i policëve dhe zjarrfikësve”, ka thënë Ramosaj, duke qenë mirënjohës për qytetarët për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si në rrugë, ashtu edhe në shkolla apo vende tjera publike.

Gjendja e sigurisë është e mirë, për këtë  ka deklaruar edhe rreshteri Fekë Haklaj, sipas të cilit meritat iu takojnë Deçanasve. Gjithnjë sipas zyrtarit policor, falë angazhimit dhe punës së palodhshme të zyrtarëve policor, është shënuar progres në zbardhjen e rasteve dhe kapjen e kryesve, të shumë veprave penale, sikurse që me vendosmëri zbatojmë urdhëresat e lëshuara nga Gjykata. Por, shqetësimin më të madh për numrin e qenve endacak, e të cilët janë kërcënim i vazhdueshme për qytetar, e ka shprehur edhe drejtori i DKA-së  Qazim Maloku, duke thënë se qentë endacak, janë rrezik permanent për fëmijët e shkollave fillore, ngase pranë objekteve shkollore, ka të hedhura mbeturina nga më të ndryshme, çka ndikojnë që prezenca e qenve të jetë e përditshme. “Është mirë që puna e inspektorëve në terren, të jetë më aktive, ngase qytetarët po hedhin mbeturina në afërsi të shkollave, ka nënvizuar Maloku, për të cilin, siguria e përgjithshme në shkolla është e mirë. Edhe  Drejtori për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenuni, tregon se me vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet besoi se është rritë edhe vetëdijesimi i qytetarëve, në si institucionin komunal do të vazhdojmë me fazën e dytë të vendosjen së kamerave të sigurisë .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …