Komiteti për komunitete (KK) në komunën e Deçanit ka mbajtur seancën e tij të rregullt me të gjithë anëtarët e saj të pranishëm. Në këtë takim nga zyrtari i ZLK-së Shaban Pejqinoviq u bë e ditur se brenda këtij muaji janë kthyer tre persona të komunitetit shqiptar nga vendet e treta. Ndërsa sa i përket raportit policor komandanti i stacionit policor në Deçan Tog. Sejdi Dobraj tha se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit është e qetë.
Nga takimi i kaluar nuk ka ndodh ndonjë rast që duhet cekur. Po ashtu në ketë takim është diskutuar edhe lidhur me lagjen në Gramaqel dhe fëmijët e komunitetit RAE.