Është mbajte debat publik më pronaret e tokave dhe lokaleve që janë objekt i shpronësimit për hapjen e rrugës kryesore ,,Luan Haradinaj ‘’ dhe Dëshmorët e Kombit’’ në Deçan

Ne bazë të Ligjit mbi shpronësimin  e pronës së paluajtshme me nr.03/L-139 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin NR.03/l-205 të dt.28 Tetor 2010, është mbajt debat publik në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan. Kanë  filluar procedurat e shpronësimit të lokaleve dhe tokës në qendër të qytetit të Deçanit përkatësisht rreth unazës së qytetit më qëllim të implementimit të planeve rregulluese të qytetit përkatësisht  zgjerimit të unazës dhe rrugës kryesore ,,Luan Haradinaj ’’ dhe ,,Dëshmorët e Kombit’’. Deri më tani janë zhvilluar të gjitha procedurat paraprake lidhur më shpronësimin dhe në kuadër të kësaj më organizim të kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ( dhe organit shpronësues) është mbajt dëgjim publik me pronarët e pronave që janë objekt i shpronësimit përkatësisht zotëruesit e interesit të këtyre pronave. Në këtë dëgjim publik të gjithë pronarëve dhe zotëruesve të interesit ju dha mundësia që të shprehin komentet dhe mendimet e tyre rreth procedurës se shpronësimit. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj, u premtoi se në rastin e vlerësimit do të jetë krah i tyre që prona e tyre të vlerësohet sipas vlerës ekonomike dhe vlerës së tregut. Pas këtij dëgjimi publik të mbajtur dhe pas shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, organi shpronësues do të shqyrtojë të njëjtat dhe në afat ligjorë do të lëshohet edhe vendimi preliminarë i cili do të shpallët në njërën nga gazetat ditore dhe me nga një kopje do të njoftohen edhe pronarët. Ne afatin  ligjorë nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, do të bëhet edhe vlerësimi i secilës pronë veç e veç dhe do të nxirret vendimi përfundimtarë me ç’ rast pronarëve u jepet e drejta e ankimimit në gjykatën kompetente rreth vlerësimit të procedurës së shpronësimit. Pas përfundimit te të gjitha procedurave ligjore secili pronarë do të merr në xhirollogarinë e tije shumën e mjeteve për pronën e vet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …