Është mbajte debat publik për Statutin e QKMF-së në Deçan

Më organizim të Kuvendit të komunë së Deçanit, në bashkëpunim me Drejtorin e Administratës Komunale dhe Qendrës Komunale të Mjekësisë Familjare është mbajte debat publik për statutin e QKMF-së në Deçan. Të pranishëm në ketë debate ishin Drejtori i Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale z.Ibrahim Selmonaj, Drejtori i Administratës Komunale z.Bashkim Ramosaj, Drejtori i QKMF-së Dr.Selmon Berisha,  komisioni i cili ka hartuar statutin e QKMF-së nga të gjitha subjektet politike, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it, shoqërisë civile dhe qytetarë. Hartimi i këtij statuti ka qenë i domosdoshëm u tha edhe nga të pranishmit e këtij debati. Të pranishmit e këtij debati pothuajse  të gjitha nenet i kanë diskutuara në mënyra që të  behet edhe plotësim ndryshimi i tyre dhe të jenë në përputhje më QKMF-në, me shërbimet që kryhen brenda kësaj qendre dhe ato të cilat duhet të jenë në të ardhmen duke përdoruar edhe gjuhën sensitive. Ky statut është diskutuar edhe në asamblenë komunale dhe për të njëjtin presin rekomandimet e komisionit dhe të pjesëmarrësve të këtij debati deri më datë 10 Maj 2017, mbase të gjitha sugjerimit e mara nga ky debat për plotësim ndryshim dhe ato që presin ti marrin në të ardhmen do të inkorporohen në këtë statut ku do të diskutohet në asamblenë komunale e cila do të mbahet më datë 19.05.2017.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …