E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Dr.Haki Shehaj, është mbajtë mbledhja e II-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Të pranishëm në këtë takim ishin të gjithë anëtarët e rregullt të KPF-së, përfaqësues të OSBE-së, si dhe drejtorët e dikastereve përkatëse për të dhënë sqarime për pikat e rendit të ditës. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP për caktimin e lokacionit për Deponi inerte,
– Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Kompanisë Komunale të pastrimit “Higjiena”,
– Shqyrtimi i Planit komunal të veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2019-2021,
– Shqyrtimi i Vlerësimit të Rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në territorin e Komunës së Deçanit,
– Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm,
– Shqyrtimi i propozimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2018 në vitin 2019,
– Shqyrtimi i kërkesave,
– Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e parapara, për këtë rend pune janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së ku në të njëjtën kohë kanë marrë edhe sqarimet e duhura nga Drejtori për shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni dhe nga Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Të gjitha pikat do të diskutohen edhe në seancën e rregull të asamblesë e cila do të mbahet më 28.02.2019.