Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit, të premten është mbajt mbledhja e parë e Asamblesë Komunale në Deçan e udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj.
Për këtë seancë ishte propozuar ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Zëvendësimi i delegates Syzana Mustafaj me delegaten e radhës, Fatime Tishukaj nga subjekti politik AAK dhe dhënia e betimit,
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2017,
-
Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2017,
-
Marrja e Vendimit për formimin e komisionit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës dhe Rregulloreve komunale,
-
Formimi i komisionit për implementimin e Rregullores për Subvencione,
-
Inicimi i procedurave për fillimin e revidimit të Planit Rregullues “Qendra” dhe hartimi i hartave zonale për zonën urbane,
-
Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbali nga mbledhja e Kaluar nga të gjithë Asamblistët është bërë zëvendësimi i delegates Syzana Mustafaj me delegaten e radhës, Fatime Tishukaj nga subjekti politik i AAK-së pasi që Syzana Mustafaj është emëruar Drejtoresh për Buxhet dhe Financa.
Është azhurnuar më pikat e rendit të ditës ku është miratua Plani i punës së Kuvendit për vitin kalendarik 2017, dhe pika e radhës e rendit të ditës për marrjen e vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2017.
Marrja e Vendimit për formimin e komisionit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës dhe Rregulloreve komunale, nga Asambleja komunale e Deçanit janë propozuar:
-
Sanije Thaqi-AKK
-
Hyri Dobrunaj-LDK
-
Blerim Ahmataj-PDK
Ndërsa nga Ekzekutivi kanë mbete që të plotësohen edhe më dy përfaqësues.
Ndërsa në piken e rendit të ditës është formuar Komisioni për implementimin e Rregullores për Subvencione,
Në këtë përbërje :
-
Imer Thaqi-AAK
-
Fatmir Kurmehaj-LDK
-
Xhevdet Hasanmetaj-PDK