Është mbajte mbledhja e I-rë e rregullt e KPF-së në Deçan  

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale Dr.Haki Shehu, është mbajt mbledhja e parë e KPF-së në komunën e Deçanit.

Për këtë takim ishte propozua ky rend pune :

  1. Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2018,

  2. Shqyrtimi i propozim vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2018,

  3. Shqyrtimi i propozim vendimit për inicimin e procedurave për hartimin (revidimin) e Planit Zhvillimorë Komunal,

  4. Shqyrtimi i propozim vendimit për inicimin e procedurave për hartimin e Hartës Zonale të Komunës,

  5. Shqyrtimi i propozimit për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private të personit fizik,

  6. Shqyrtimi i kërkesave,

  7. Të ndryshme.

Pikat 1,2,3,4 pas dhënies së sqarimeve nga zyrtarët kompetent do të diskutohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale. Në pikën e rendit të ditës lidhur me Shqyrtimi i propozimit për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private të personit fizik, anëtarët e KPF-se nuk janë pajtuar me vlerësimin e bërë dhe rekomandojnë se si e tillë të hiqet nga rendi i ditës  për mbledhjen e Kuvendit të datës 31.01.2018 KPF-ja ka rekomanduar qe për shqyrtimin e kësaj pike në ndonjë prej mbledhjeve te radhës kërkojmë te pajisemi me dokumente shtesë, qe  janë:

  1. Dokumenti me të cilin komuna ka shpallë interes për pronën e personit fizik që do të këmbehet.

  2. Vlerësimin për të dy pronat që kërkohet të këmbehet të behët nga komisioni ndërministrorë në kuadër të Ministrisë së Financave.

  3. Debat publik me të gjithë pronarët e tokave përreth pronës që kërkohet të këmbehet dhe pronarët të cilët kalon e njëjta rrugë.

Në këtë takim janë diskutuar edhe kërkesat:

Nga KPF-ja është aprovuar kërkesa e QKF-së për mbështetje financiare të personave më dializë në vlerë prej 17 mijë € , kjo kërkesë do të diskutohët dhe Miratohet në  Asamblenë Komunale të dt 31.01.2018. Po ashtu është aprovuar edhe kërkesa e Kampionit të,, Kik Boksit’’ Shpetim Ahmetaj në vlerë prej 1500 € për mbulimin e shpenzimeve financiare. Kërkesa e cila i është drejtuar KPF-së për shpenzimet të cilat do të  krijohen për shënimin e aktivitetit ,,Kupa e Gjeravica 2018’’ KPF-ja në parim e përkrahin kërkesën dhe në proceduar të mëtutjeshme e dërgojnë për miratim në Kuvend, duke kërkuar njëkohësisht që kërkesës së parashtruar ti bashkëngjitet edhe specifikacioni.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …