Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, të martën është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2017,
Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së tatimit në pronë për vitin 2017,
Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit dhe marrja e vendimit për ofertën e përzgjedhur në bazë të konkursit publik për dhënie në shfrytëzim afatgjatë
(99 vite) të pronës komunale-Lloti nr.6,
Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe marrja e Vendimit për rrënimin e objektit të ish pompës së benzinës “INA” në qendër të qytetit të Deçanit,
Shqyrtimi i kërkesave, dhe
Të ndryshme.
Pas diskutimit te të gjitha pikave të rendit të ditës nga anëtarët e KPF-së të pranishëm në këtë takim, të gjitha pikat janë proceduar për trajtim në mbledhjen e Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më 29.09.2016.
Në të ndryshme është shqyrtuar kërkesa e tri shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Deçan SHFD, SHIL dhe OVL, për mbështetje financiare në vlerë prej 10 mijë €, për shërbimet e tyre ku kjo kërkesë është aprovuar nga të gjithë anëtarët e KPF-së.
Ndërsa po në të ndryshme është kërkuar që komisioni i dalë nga Asambleja Komunale për verifikimin e Banesave të ndërtimit Social në Deçan, të mblidhet në javën e parë të muajit Tetor dhe të nisin më punën e tyre.