leoni

Është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së në Deçan

Udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Jashar Dobraj, është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e KPF-së  e cila kishte 12 pika të rendit të ditës.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së të cilët ishin të pranishëm në  takim. Pika e 5-të – Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private, është tërhequr nga rendi i ditës  dhe do të diskutohet në seancën e radhës. Të gjitha këto pika të rendit të ditës do të diskutohen më 26.05.2017, (e premte), kërkesat që janë aprovuar është ajo e Gjimnazit ,,Vëllezërit Frashëri’’, për mbështetje financiare për shënimin e 50-të vjetorit të themelimit të kësaj vatre diturie, po ashtu është aprovuar kërkesa e Klubit të Shahut ,,Zeqë Hasi’’, kërkesa e Hasan Mazrekaj për kompensime dhe kërkesa e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …