Është mbajte mbledhja e VI-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj, është mbajt mbledhja e VI-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është diskutuar  lidhur me Shqyrtimin  dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2017/2019

Pas diskutimit nga të gjithë anëtarët e KPF-së,  lidhur më KAB, për planifikimet të cilat janë në përputhje më  Qarkoren Buxhetore 01/16 të leshur nga Ministria e Financave për vitin buxhetor 2017-2019, më shqetësuesja mbetet ndarja e 1 milion € për mungesë pagash për punëtorët e Arsimit për vitin shkollor kalendarik 2016/2017 duke mare përsyshë buxhetin që ka komuna e Deçanit.

Më disa rekomandime nga KPF-ja  kjo pikë e rendit të ditës kalon për trajtim të mëtutjeshëm në Asamblenë Komunale.

Në pikën të ndryshme është diskutuar lidhur më kërkesën e Këshillit të Bashkësisë Islame – Deçan, lidhur më ndërtimin e një Xhamie në fshatin Lumbardh konkretisht në ,,Kodrën e Lumbardhit’’.

Rekomandohet nga KPF-ja se para mbajtjes të seancës së rregullt të Asamblesë Komunale të takohen dy palët serish dhe të diskutojnë për ndërtimin e kësaj Xhamie dhe të sjellin rekomandimet e tyre në Asamble për diskutim të mëtutjeshëm.

Po ashtu në të ndryshme është diskutuar që të shpallet Zonë më interes  Publik ngastra 945 e lotit 2 të ndërtimit. Edhe kjo kërkesë më rekomandim të KPF-së do të diskutohet në Asamblenë Komunale, mbase do tu shpërndahet edhe të gjithë Asamblistëve materiali përcjellës për këtë pikë. Asambleja Komunale në Deçan do të mbahet  ditën e premte më 24.06.2016 më fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …