Nën organizimin e Drejrorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Skënderajt të enjtën është mbajtur aktiviteti kulturor, Avancimet Kulturore “Profesor Ajet Beqiri“. Ky organizim tashmë tradicional, ka karakter garues për nxënësit e shkollave fillore në dy fusha: Letërsi dhe Art Figurativ. Në të dy fushat juria profesionale zgjodhi më të mirët në mesin e shumë të mirëve. Në fushën e letërsisë ishin gjithsej 143 punime, në fushën e Artit Figurativ ishin 18 konkurentë këtë vit, e që për të dy juritë ishte e veshtirë të bënin perzgjedhjen e tyre për fituesit.
Çmimet në fushën e Letërsisë janë:
Ese
1. Çmimi i parë – Agnesa Malaj , SHFMU “Malush Ahmeti” Rezallë
2 . Çmimi i dytë – Tijara Konjuhi , SHFMU “Ahmet Delia” Skënderaj
3. Çmimi i tretë – Learta Tahiri, SHFMU “Idriz Barani “ Klinë e Epërme
Poezi
1. Çmimi i parë – Bleron Balaj, SHFMU “Ahmet Delia” Skenderaj
2. Çmimi i dytë – Klea Koca, SHFMU “Drenica” Polac