Është mbajtur dëgjim publik me gratë e komunës së Junikut për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale për vitet 2023/2025

Në ambientet e komunës së Junikut, Drejtoria për buxhet dhe financa ka mbajtur dëgjimin e dytë publik, por kësaj radhe me pjesëmarrjen e grave të Junikut. Ngritja e transparencës dhe llogaridhënies, pjesëmarrja e gjithë qytetarëve e sidomos e gruas Junikase në hartimin e buxhetit si dhe projekteve tjera me pjesëmarrje publike është prioritet i Kryetari të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu. Kryetari Shehu hapi këtë takim duke falënderuar gratë për pjesëmarrje në hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale për vitet 2023/2025, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre është shumë e rëndësishme dhe u zotua se të gjitha propozimet e tyre do të merren parasysh  dhe do të jenë pjesë e projekteve që do të realizohen në të ardhmen. Drejtoresha për buxhetit dhe financa znj. Vjollca Qestaj dhe  zyrtari i larte financiar z. Arten Hamza prezantuan draft kornizën afatmesme buxhetore për vitet  2023 – 2025. Ndërsa nga gratë pjesëmarrëse në këtë takim kërkuan që të përfshihen në kornizën buxhetore këto projekte: Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore (funksionalizimi dhe dhënia në shfrytëzim për Gratë e Junikut), Funksionalizimi i ujësjellësit në Lagjen Agim Ramadani, Ndriçimi Publik, Vendosja e barrierave për kufizimin e shpejtësisë në disa rrugë të Junikut, Organizimi i kurseve të ndryshme për Gratë e Junikut, Ndërtimi i shtëpisë së Pleqve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …