Është mbajtur dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale për periudhën 2023-2025

Sot në ambientet e sallës së Kuvendit Komunal të Junikut, në prani të qytetarëve të komunës së Junikut, Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka mbajtur dëgjim publik me qytetar rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale për periudhën 2023-2025. Këtë takimi e nisi kryetari i komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu , i cili theksoj se pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është mese e nevojshme për planifikimin e një të ardhme të qëndrueshme. Duke elaboruar Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale për periudhën 2023-2025, ai potencoi se në takimet tjera është më se e nevojshme një pjesëmarrje me e madhe e qytetareve. Gjithashtu rreth kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale për periudhën 2023-2025,  eloboruan edhe Drejtoresha për Buxhet dhe Financa znj. Vjollca Qestaj dhe Zyrtari Kryesor Financiar z. Arten Hamza. Qytetaret e komunës së Junikut të cilët ishin prezent paraqitën kërkesat të tyre si : Rehabilitimi i rrugëve lokal dhe ujit të pijes në Gjocaj dhe Jasiq, krijimi i planeve rregulluese për këto dy fshatra. Rregullimi i kanalizimit të ujerave të zeza në lagjet e Junikut,  ndërtimi i kanaleve të ujitjes, ndriçimi publik, subvencionimi i Bletarëve, investimet në sport etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …