Është mbajtur edicioni i shtatë i festivalit Ndërkombëtarë të Karikaturës

Në Ferizaj është hapur edicioni i shtatë i festivalit Ndërkombëtarë të Karikaturës. Hapjen zyrtare të këtij festivali e ka bërë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë edicion. Ajo ka thënë se kjo është një mundësi shumë e mirë që të gjithë artdashësi të cilët po shohin këndvështrime të ndryshme artistike nga shumë vende të botës përmes karikaturës. Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Imri Musliu drejtor ekzekutiv i shoqatës së karikaturistëve “Hithi”. Ai ka thënë se këto festivale tashmë janë bërë tradicional dhe me ç’rast kanë bërë edhe përzgjedhjen e më të mirëve. Nga kjo përzgjedhje “Hithi i artë” i takoi Leonid Storozhuk nga Ukraina, “Hithi i argjende” Armin Gandjeh nga Irani si dhe “Hithi i bronztë” Oleksy Kustovsky nga Ukraina. Ndërkaq me çmime speciale janë shpërblyer edhe Dariush Mahrdrelan nga Irani, Haibat Ahmadi nga Irani, Javad Abdelhoseini po ashtu nga Irani, Raed Khalil nga Siria si dhe Yingyjan Qi nga Kina.

Ndërkaq çmimin i nderit në këtë edicion i takoi Lulejta Gornacit.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …