Ne kuadër të aktiviteteve të muajit qershor, që po mbahen për nder të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, është bërë hapja e ekspozitës kolektive retrospektive e artistëve ferizajas të shekullit XX. Në ketë ekspozite kanë marrë pjesë 24 artistë ferizajas me punimet e tyre. Në këtë aktivitet kulturorë ka marrë pjesë Nënkryetari i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati Shabani si dhe njerëz të artit dhe kulturës në përgjithësi. U tha se aktivitete të këtij lloji duhet të mbahen edhe në të ardhmen dhe të prezantohen punime të artit pamor.