Është mbajtur hapja e shqyrtimit publik për Planin Zhvillimorë të komunës së Deçanit  2024-2032

Është mbajtur hapja e shqyrtimit publik për Planin Zhvillimorë të komunës së Deçanit 2024-2032 siq ka qenë e parashikuar ne njoftimin paraparak. Në takim morën pjesë drejtorët komunal, zyrtarë komunal, kryetarët e bashkësive  lokale, drejtorët e shkollave, arkitekt dhe qytetarë të komunës së Deçanit. Hapjen e takimit e beri drejtori i Urbanizmit, z.Rame Melaj. Prezantimi i dokumentit u bë nga  Ark, Urb, Modest Gashi dhe Shkelzen Shehu. Në takim pati pyetje të natyrave të ndryshme nga qytetarët për të cilat kanë dhënë përgjigje personat në fjalë. Dita e 2-të e takimeve është nesër me datë.25.06.2024 me qytetarët nga:

– Deçani në ora 10:00 në Sallën e  Kuvendit Komunal,

– Carrabregu i Ulët Ledina në ora 13:00 në SH.F.M.U “Lidhja e Prizrenit”,

– Carrabregu i Eperm në ora 15:00 në SH.F.M.U “Lidhja e Prizrenit”.

Gjithë te interesuarit mund te japin komente, vërejtje sugjerime, te cilat do te shqyrtohen me profesionalizëm dhe korrektësi. Komentet mund te dorëzohen zyrtarisht ne mënyrë fizike në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje te Mjedisit ose përmes formës elektronike ne e-mail [email protected].

May be an image of 5 people and lighting

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …