Është  mbajtur konsultimi publik me qytetarë për projekt-rregulloren për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe dekoratave te Komunës së Rahovecit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur konsultimi publik për projekt-rregulloren për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe dekoratave të Komunës së Rahovecit. Afrim Dina, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport njëherit edhe kryesues i komisionit për hartimin e projekt-rregulloren për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe dekoratave te Komunës së Rahovecit, ka thënë se me këtë Rregullore përcaktohen kushtet e përgjithshme dhe procedura për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, dekoratave, mirënjohjeve dhe medaljeve nga Komuna e Rahovecit për qytetarët, personat juridik, shtetasit e huaj dhe organizatat e ndryshme për merita të veçanta dhe kontribute në Komunën e Rahovecit. “Rregullorja është në diskutim publik nga data 28.03.2022 deri me 28.04.2022, rregullorja ka gjithsejtë 11 nene. Neni 1 Qëllimi, Neni 2, Fushëveprimi, Neni 3 Përkufizimet, Neni 4 Llojet e dekoratave dhe çmimet që i ndan Komuna e Rahovecit, Neni 5 Propozimet për ndarjen e dekoratave dhe titujve të nderit, Neni 6 Forma dhe dukja fizike e dekoratave, Neni 7 Dorëzimi i dekoratës, Neni 8 Bartja dhe revokimi i titujve, Neni 9 Dekoratat dhe titujt e dhënë më parë, Neni 10 Përgjegjës për zbatimin e kësaj Rregulloreje dhe Neni 11 Hyrja në fuqi. Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën 28.04.2022, në ora 16:00 në emailat: [email protected]; [email protected], [email protected]; [email protected] dhe [email protected]”, është shprehur drejtori Dina.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …