leoni

Është mbajtur mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të komunës së Ferizajt

Është mbajtur mbledhja e  jashtëzakonshme e kuvendit komunal të komunës së Ferizajt, e dyta për këtë vit, e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi. Kuvendi i Komunës së Ferizajt miratoi rritjen e të hyrave vetanake në vlerë prej 1,281,743.30 euro për vitin 2023. Drejtorja e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka thënë se bartja e këtyre mjeteve bëhet mbi bazën e ligjit të buxhetit  Nr . 08/L-193 për vitin 2023. “Planifikimi  i inkasimit të hyrave vetanake të komunës për vitin 2023 është 6,435,923.92 euro,  ndërsa inkasimi për këtë vit deri më dt.31.10.2023 është 7,717,667.22 euro, ndërsa diferenca prej 1,281,743.30 euro  janë rezultat i tejkalimit të hyrave. Vendimi duhet të merret për shkak të alokimit të mjeteve të nevojshme për shlyerjen e obligimeve të këtij  viti meqenëse gjatë muajve të kaluar kemi pasur ekzekutim të vendimeve gjyqësore përmes përmbaruesit kryesisht pagat ndaj mësimdhënësve si rrjedhojë e kontratës kolektive”, ka thënë drejtorja Ajeti-Sadiku. Drejtorja e financave tutje të pranishmit i ka njoftuar edhe tek kategoritë ekonomike ku është bërë shpërndarja e rritjes së të hyrave vetanake për vitin fiskal 2023. Ajo tha se këto mjete shkojnë tek mallrat dhe shërbimet me një shumë prej 1,131,743.30 euro, ndërsa tek shpenzimet komunale janë paraparë 150,000.00 euro. Pas fjalës së drejtores, anëtarët e kuvendit kanë pasur mendime të ndryshime, por shumicë votash ky propozim mori dritën jeshile nga të gjithë anëtarët e KK-së. Në fund të gjithë anëtarët e KK-së i ka falënderuar nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, për votën pro të këtij propozimi, përderisa ka thënë se bartja e këtyre mjeteve zakonisht është bërë në fillimin të vitit të ardhshëm, ndërsa këtë vit po e shfrytëzojnë ashtu siç e parasheh edhe ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …