Nën kryesimin e kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën anëtarët kanë diskutuar për këto pikat të rendit të ditës;
– Shqyrtimi i raportit financiar i realizimit të buxhetit komunal janar – shtator 2022;
– Propozim-vendim për lejimin e mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve dhe transferove; dhe
– Propozim-vendim për miratimin e themelimit të vend-gjuetisë së përbashkët “Drenica”.
Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, i kanë rekomanduar Asamblesë Komunale, që në seancën e radhës t’i miratojë pikat e mbledhjes së sotme të KPF-së.