leoni

Është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në Ferizaj nën kryesimin e Xhavit Zariqit, kryesues i Kuvendit Komunal, është mbajtur mbledhjen e parë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në këtë mbledhje është diskutuar propozim-vendimi për orarin e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës për vitin 2025, ku në mënyrë unanimi është votuar ky propozim.

Poashtu u bë edhe propozim-vendimi për ndarjen e subvencioneve në lëmin e bujqësisë për vitin 2025. Drejtori i Urbanizimit Arber Bytyqi, ka bërë propozim-vendimin për shpalljen e  interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale 63-5, 63-6 Z.K.Gërlicë, pronë private, me qëllim të këmbimit me ngastrën kadastrale 195-0 Z.K. Varosh, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit  Dremjak- lagja Muhaxher si dhe propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Zaskokut.

Në këtë mbledhje diskutime më shumë pati tek propozim-vendimi për Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës të cilën e bëri drejtori i Arsimit Afrim Llabjani.

Nga ana tjetër drejtori i Urbanizimit Arbër Bytyqi ka bërë propozim – vendimin për anulimin e vendimit me nr. 01. Nr. 4978 datës 16.11.2007 dhe dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të “Banesës së Solidaritetit”, propozim – vendimin paraprak për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrave kadastrale 719-0 dhe ngastrave kadastrale 715-2, 715-3, 704-0, 708-0 dhe 714-0 Z.K. Cërnillë, si dhe propozim – vendimin për këmbimin e ngastrave kadastrale; 692-4, 694-2, 693-3 Z.K. Prelez i Jerlive, prona private, me pjesën e ngastrës kadastrale 1178-0 Z.K. Prelez i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt.

Në fund të kësaj mbledhje u bë edhe propozim-vendimin për miratimin e Rregullores së Transparencës, por edhe Planin e Veprimit për vitin 2025-2028.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet me nder dhe krenari dëshmori i kombit, Sahit Krasniqi nga Ratkoci

Në 26-vjetorin e rënies, në Ratkoc u përkujtua dëshmoiri i kombit Sahit Krasniqi. Të pranishëm …