Nën kryesimin e kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, ku ishin të pranishëm kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Asamblesë, përfaqësues të OSBE-së, shoqërisë civile dhe të tjerë, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit, ku janë shqyrtuar dhe miratuar këto pika të rendit të ditës:
– Raporti i financiar i realizimit të buxhetit janar – shtator 2022;
– Propozim – vendimi për miratimin e vendimit paraprak për inicimin e kërkesës në Institucione Qendrore, për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt, me pronën e paluajtshme të institucioneve qendrore;
– Propozim – vendim mbi lejimin e mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve dhe transferove nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; dhe
– Propozim – vendim për miratimin e themelimit të vend-gjuetisë së përbashkët “Drenica”.
Në të gjitha pikat e rendit të ditës, anëtarët e Kuvendit Komunal kanë kërkuar informata shtesë, ndaj të cilave është përgjigjur kryetari Nura bashkë me drejtorët komunalë.