Është mbajtur mbledhja e V-të e rregullt e Komitetit për Komunitete në Deçan. Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, PK-ja, përfaqësues të Policisë, zyrtar nga komuna, dhe qytetar të tjerë. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i informoi për pikat e rendit të ditës të këtij takimi. Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:
-
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Raport nga ZLK:
-
Raport nga Kryetari i Komunës z,Bashkim Ramosaj:
-
Të ndryshme:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Procesverbali miratohet njëzëri, pa vërejtje.
-
Raporti i ZLK-së:
Sa i përket raportit të ZLK-së: Shaban Pejçinović, Udhëheqës i ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji, nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar ka pasur një trajnim tre ditorë me temë Udhëzuesi për Qasjen e të Huajve në Aftësimin Profesional dhe Punësim.
-
Raport nga Kryetari i Komunës z,Bashkim Ramosaj: