Është mbajtur mbledhja e VI- të e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit

Është mbajtur mbledhja e VI- të e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit. Në takim morën pjesë: anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, PK-ja, përfaqësues të Policisë, zyrtarë nga komuna, dhe qytetarë të tjerë. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i  informoi për pikat  e rendit të ditës të këtij takimi. Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raport nga ZLK;

  3. Raport nga Kryetari i Komunës z,Bashkim Ramosaj;

  4. Raport nga përfaqësuesi i Qendrës Sociale në Deçan;

  5. Të ndryshme:

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

Procesverbali miratohet njëzëri, pa vërejtje.

  1. Raporti i ZLK-së: Sa i përket raportit të ZLK-së: Shaban Pejçinović, Udhëheqës i ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji, nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar ka pasur interesim të qytetarëve nga komunitetet për përfitimin e grandeve dhe subvencioneve nga Ministria, te cilëve ju është ndihmuar nga zyra e ZKK-së për plotësimin e aplikacioneve. .

  1. Raport nga Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj: Sa i përket raportit nga Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj i njëjti u shty për mbledhjen e radhës sepse kryetari gjendej në një vizite pune jashtë vendit.

  1. Raport nga përfaqësuesi i Qendrës Sociale në Deçan: i njëjti nuk ishte prezent dhe te njëjtit do ti përsëritet ftesa për mbledhjet e ardhshme.

Albesa Cacaj anëtare e Komitetit nga LDK-ja propozoj që javën tjetër te dilet në terren dhe të evidentohen kërkesat, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet në Komunën tonë. Hako Sharohovic përfaqësues i komunitetit Boshnjak kërkoj qe te di se deri ku kanë shkuar procedurat për asfaltimin e rrugës se lagjes Boshnjake ne Prapaqan. I njëjti u njoftua se rruga ka dal në tender dhe pas procedurave do te fillojnë punimet për asfaltimin e kësaj rruge. Albesa Cacaj anëtare e Komitetit nga LDK-ja kërkoj qe te dije se deri ku ka shkuar kërkesa për ndihme financiare për familjen Çekiçi nga Pemishtja. Ajo u njoftua se e njëjta është dorëzuar ne KPF, dhe se ZKK-ja do të bej gjithçka qe është në kompetencat e saj që e njëjta te realizohet. Adem Çeku zyrtar policor pranë PK njoftoj me aktivitetet e rregullta qe  ky Institucion zhvillon ne vazhdimësi sa u përket Komuniteteve, fushatën ndërgjegjësuese: siguria ne komunikacion, siguria neper shkolla, ndërgjegjësimin e qytetareve për zjarr vëniet etj . Kryesuesi i falënderoi të pranishmit dhe shpalli mbledhjen të mbyllur.

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …