Është mbajtur mbledhja e XI-të e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040 dhe nenit 40 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot me datë 10.08.2022 është mbajtur mbledhja e XI-të, gjegjësisht mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Në këtë seancë u diskutua për këtë pikë:

– Marrja e vendimit për shpalljen e pronës me interes të përgjithshëm publik dhe atë vetëm për lokalin afarist të ish Bankos-it i cili gjendet në objektin banesor-afarist në ngastrën kadastrale me nr. 1256-0, Z.k. Deçan, sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është 66.92 m2, lokali ka edhe një sipërfaqe reklamuese ( vitrinë) prej 6.34 m2, që në total bëjnë 73.26 m2. Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, kjo pikë u votua me shumicë të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …