leoni

Është mbajtur Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Në prezencë të Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, të Kryesuesit Hajdar Sutaj është mbajtur Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit, me kërkesë të 1/3 të anëtarëve të Kuvendit, ku si pikë e rendit të ditës ishte kërkuar; “Përgjigje në pyetje dhe raport i Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj për çështje në kuadër të fushëveprimtarisë së Qeverisjes Lokale”. Pas verifikimit të kuorumit, u konstatua mungesa e kuorumit, si e pamjaftueshme për mbajtjen e rregullt mbi punën e Kuvendit siç e parasheh Ligji për Qeverisje Lokale, Statuti i Komunës dhe Rregullorja për Punë të Kuvendit. Në emër të anëtarëve që nuk ishin prezent foli anëtari i kuvendit Leotrim Hadërgjonaj, i cili kritikoj kryesuesin e kuvendit për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme në rrethana krejtësisht të zakonshme, duke cituar se Raporti i Punës së Kryetarit Bashkim Ramosaj ka qenë në diskutim një muaj më parë në Mbledhjen e Rregullt të Kuvendit, për të cilin kanë diskutuar të gjithë anëtarët e kuvendit, pa pengesë, deri në përfundim të pikës. Ndërsa sa i përket përgjigjeve të kryetarit në pyetje të anëtarëve të Kuvendit, ai tha, se kjo ka qenë pikë në mbledhjen e kaluar (para 3 ditëve) në të cilën të gjithë anëtarët e Kuvendit kanë mundur të shfrytëzojnë të drejtën për pyetje ndaj kryetarit, ku përpos një anëtari, të tjerët nuk e kanë shfrytëzuar si të drejtë. Përkundër që nuk kishte kuorum, Kryetari Ramosaj ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë të përgjigjet në pyetjet e gjithë anëtarëve të Kuvendit të cilët ishin prezent, të cilët ata i shohin në interes. Por përkundër vullnetit të Kryetarit të Komunës edhe pjesa e anëtarëve të Kuvendit, kërkuesit dhe nënshkruesit, nuk shprehen gatishmëri për të vazhduar takimin, duke mos e shfrytëzuar të drejtën e tyre, në përputhje me kërkesën e tyre!  Kryetari Ramosaj i falënderoj për iniciativën dhe shprehi gatishmërinë që kurdo, në çdo rrethanë është i gatshëm t’i takoj, të bashkëbisedoj, të mbajë takim dhe t’u përgjigjet anëtarëve të Kuvendit. Kryesuesi i Kuvendit Hajdar Sutaj kërkoj mirëkuptimin e gjithë anëtarëve të Kuvendit në raportin me njëri-tjetrin, duke respektuar bindjet  dhe vullnetin e tyre, të të gjithë qytetarëve duke hequr dorë nga përgjegjësia apo interpretimi tendencioz i kolegëve të tjerë, jodemokratik, të shprehur me arrogancë. Po ashtu kryesuesi Hajdar Sutaj falënderoj kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj për vullnetin dhe gatishmërinë e tij të mirë për t’iu përgjigjur anëtarëve të Kuvendit Komunal (nënshkruesve të kërkesës), të shfrytëzojnë këtë të drejtë në këtë takim, nëse vullneti i mbajtjes të këtij takimi ka qenë i menduar me të vërtetë mirë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …