leoni

Është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt

Është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt, e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunal, anëtarët, përfaqësues të OSBE-së dhe shoqëria civile, në të cilën janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi i raportit financiar tremujor janar – mars 2023

– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Projekt-Rregullores për përzgjedhjen e mësimdhënësit më të dalluar në komunën e Skenderajt

– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Draft-Planit Lokal të Veprimit për Punësim të të Rinjve

– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Draft-Planit për ri-integrim të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve

– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Draft-Planit të Mobilitetit Urban

– Propozim-vendim për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare për Shoqatën Handikos

– Propozim-vendim për bartjen e mjeteve financiare të pashfrytëzuara

– Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për zhvillimin e projektit Parku Solar në fshatin Leqinë, komuna Skenderaj

– Propozim-vendim për miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga shiu dhe erërat

Pas pyetjeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit, rreth sqarimeve të nevojshme, dhe përgjigjes së kryetarit Nura dhe drejtorëve, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …