Sot në ambientet e komunës së Junikut është bërë prezantimi i Projektit “Kosovo Youth Participation”, i cili do të realizohet në komunën e Junikut, ku një ndër qëllimet e projektit është që të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse, në komunitetet lokale dhe në nivel qendror. Të rinjve Junikas do tu ofrohen mundësi për rritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen profesionale nga ekspertë të fushës për aftësi mbi temat:
-
të drejtat e njeriut
-
aftësitë e përfaqësimit
-
teknikat e avokimit
-
aktivizimi rinor
-
mobilizimi dhe përfshirja në ndryshimet shoqërore.
-
Teknologjia Digjitale
-
Angazhim social dhe kreativ