Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të tjerë, është mbajtur takimi i fundit i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për këtë vit. Në takim janë diskutuar tema të ndryshme nga rendi i ditës, ku përfshihen çështja e sigurisë e cila nga të gjithë anëtarët e Këshillit është vlerësuar si e qetë dhe stabile. Pastaj është diskutuar çështja e shitjes së mjeteve piroteknike për festat e fundvitit e cila ka nevojë për patrollime dhe mbikëqyrje në pikat e shitjes nga ana e inspektoratit komunal dhe policisë. Viti 2022 nga të gjithë anëtarët e KKSB-së në komunën e Skenderajt është cilësuar i qetë dhe stabil në aspektin e sigurisë.