Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Kryetari Fadil Nura, ka mbajtur takimin e parë për vitin 2024, në të cilin janë diskutuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë më mbarëvajtjen e punëve dhe projekteve për vitin 2024, të cilat janë në interes të qytetarëve të komunës së Skenderajt. Ndër temat që u diskutuan në këtë takim ishin: Përgatitja e raporteve të punës së drejtorive komunale, përgatitja e raportit përfundimtar të buxhetit, planifikimi i rrjedhës së parasë, realizimi i planit të të hyrave vetanake për vitin 2023, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me punët dhe projektet që do të zhvillohen gjatë vitit 2024.