Është mbajtur takimi i Task Forcës në Nivel të DKA-së në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latit, ka njoftuar se është mbajtur takimi i Task Forcës në Nivel të DKA-së, në të cilën u bisedua për përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021. Kryetari Latifi tha se: Task Forca është në koordinim të plotë me Task Forcat e themeluara në nivele të shkollave dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të ndërmarrim të gjitha masat mbrojtëse për të filluar procesin edukativo arsimor në kushte e rrethana pandemie, në përputhje me Udhëzuesin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Me vendim të Task Forcës sot ka filluar dezinfektimi i të gjitha objekteve shkollore dhe institucioneve arsimore dhe gjithashtu ka filluar furnizimi me maska e pajisje higjienike. Task Forca në Nivel të DKA-së nesër paradite do të ftojë takim me drejtorët e shkollave dhe pas këtij takimi do të jepen të gjitha sqarimet deri në detaje se në cilat shkolla dhe me cilat klasa do të fillojë mësimi më 14 shtator 2020. Task Forca në Nivel të DKA-së do t’ju mbajë të informuar në çdo kohë me të gjitha veprimet dhe masat që do të ndërmerren në shkollat tona, në përputhje me gjendjen në terren dhe në përputhje të plotë me Udhëzuesin Administrativ të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …