Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës neni 108 pika 7, Ligjin nr.03/L-223, për Këshillin Gjyqësor, neni 6 si dhe Rregulloren mbi organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, neni 5, pika 4, Këshilli në këtë takim emëroi zëvendës/kryesues të KGJK-së z.Nenad Llazic gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë dhe anëtarë i KGJK- së nga korriku i vitit 2016 i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Zgjedhja e zëvendës/kryesuesit të ri është bërë me rastin e përfundimit të mandatit të z.Agim Maliqi i cili ishte zëvendës/kryesues dhe anëtarë i KGjK-së. Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …