Deçani mbrëmë nisi edicionin e 10-të jubilarë të festivalit gjithëkombëtarë të folklorit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ kushtuar rapsodëve legjendar Derivish Shaqa e Demush Neziri dhe gjithë rapsodëve tjerë. Në këtë edicion të pranishëm ishin i pari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, nënkryetar z.Sami Cacaj, Gjeneral Abdyl Mushkolaj, Kryetari i Unionit Artistik Kombëtar z.Azgan Haklaj, deputetja Time Kadrijaj, asamblist, struktura komunale, Veteran e Invalid të luftës së UÇK-së, familjet e Rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri, bashkatdhetar, shumë qytetar dhe dashamir të folklorit dhe këngës së bukur shqipe. Ky edicion jubile i festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri si dhe gjithë rapsodëve tjerë po mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj, ndërsa është i veçantë se po takohemi për të 10-të herë me grupet Artistike, me jurinë e festivalit e në veçanti me publikun e mrekullueshëm Deçanas, të cilët i qëndrojnë besnik këtij festivali për një dekadë. Dervish Shaqa e Demush Neziri janë kthyer serish në vendlindjen e tyre, por kësaj radhe me një festë më të madhe, në një jubile të këtij festivali, ata janë kthyer sonte për të dhjetën here në dasmën e madhe, në festivalin e tyre, në të cilin për tri net radhazi, nga të gjitha trojet tona, nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare, do të prezantohen grupe, shoqëri artistike e ansamble të cilat do të ekspozojnë mozaikun gjithëpërfshirës të thesarit tonë, gurrës së pashtershme të shpirtit popullor, folklorit burimor shqiptar. E gjithë jeta dhe krijimtaria e Rapsodëve tanë ishte e tillë, me mesazhe e unitet, me këngë që u kënduan heronjve tanë, përpjekjeve tona për liri dhe dinjitet nacional për tu shndërruar edhe vet në këngë , në simbol dhe udhërrëfyes të këngës së bukur shqipe. Zëri i tyre i kristalta, siç bashkoj të gjithë dikur në dukagjin e Durrës, në Gjirokastër e në Prishtinë edhe sonte na ka bashkuar, këtu të gjithëve bashkë në festival sepse ky është kujtimi dhe vlerësimi më i mirë dhe më dinjitoz për ta, për vlerat e mëdha që i dhanë kombit tonë në përgjithësi dhe kulturës sonë në veçanti. Deçani i vogël por me një histori të madhe trashëgon dhe ruan në vetë gjithherë një histori unikate nder shekuj, me plot ngjarje të karakterit gjithë kombëtar nga Kuvendi i Verrave të Llukës, lëvizjet e viteve 81-ta të Jufë e Bardhosh Gervallës, luftën e fundit të UÇK-së me Sali Çekun e Vëllezërit Haradinaj e shumë luftëtar të tjerë. Kështu u tha në hyrje të këtij festivali.
Jubileun e këtij festivali e shpalli të hapur kryetari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj nën përkujdesjen e të cilit edhe po mbahet. Ramosaj tha se ’’Jam i nderuar që sonte në ketë jubile jam bashkë me ju, jam bashkë me njerëzit që e duna artin kulturën e traditën, jam bashkë me familjet e kolosëve të këngës shqipe, jam bashkë me qytetarët e Deçanit që me fanatizëm e ruajnë këtë traditë, jam bashkë me rapsodët e të gjitha trevat shqiptare, jam bashkë me bashkatdhetarët tanë të cilët i kanë dhënë hijeshi këtij vendi, jam bashkë me të gjithë ju që e doni këtë vend e po mundohemi çdo ditë e më shumë ta ruajmë vlerën, kulturën e traditën duke e kultivuar atë ndër breza. Vet pjesëmarrja e grupeve dhe prezenca juaj këtu për tri net do ti jap frymë këtij qyteti që dha shumë për vendin, andaj uroi që këto tri net të jenë ndër më të mirat dhe të pa harruara për secilin nga ne ’’tha Ramosaj. Këtë edicion e nisën Ansambli i këngëve dhe valleve nga Deçani në koreografin e Genc Tetaj të cilët ishin jashtë konkurrimit, Ky ansambël tashmë numëron mbi 70 anëtar të cilët po bëjnë prezantimin e tyre kudo në të gjitha viset shqiptare. Jashtë konkurrimit ishte edhe mbesa e Rapsodit Dervish Shaqa, e bija e Shpend Shaqes Dije Shaqa e cila këndoi këngën ,,Moj Kosovë Trimnesh Dardane ’’. Në këtë edicion për tri net radhazi do të defilojnë, këngëtarë e këngëtare, instrumentalistë, valltarë e valltare dhe përpos kënaqësisë dhe përjetimit emocional që përçojnë tek të gjithë ne ata do të vlerësohen edhe nga juria profesionale në të cilën bëjnë pjesë .
-
Ermir Dezdari –Kryetar Jurie –Mjeshtër i Madh
-
Eonida Qani –Kompozitore
-
Deli Metalijaj –Koreograf-Mjeshter i madh
-
Shaqir Hasi –Etnomuzikolog
-
Kreshnik Aliqkaj –magjistër në fushën e Kompozimit
Konkurrimi në natën e parë e nisen :
-
SH.K.A,,Duflla’’ nga Shkupi
-
SH.K.A ,,Koha’’-Dinoshë-Komuna e Tuzit –Mal i Zi
-
SH.K.A,,Drita” e Dervinit –Saraj-Shkup
-
Rapsodët –Të Bit e Bajram Bajës dhe Zenel Zekolli
-
Grupi ,,Ardhmëria”-Gjakovë
-
Grupi Polifonik-Gjergj Arjaniti Mallakaster
-
Trupa Artistike ,,Teuta ‘’Durres
-
H.K.A-,,Bajram Curri ’’ Krushë e Madhe –Rahovec