Ka ndërruar jetë babai i kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj. Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar vet kryeministri Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social. Hilmi Haradinaj kishte probleme shëndetësore tash e një kohë por që sëmundja e tij nuk ishte specifikuar për t’u bërë e ditur për publikun.
“Të dashur miq. Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj. Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan. Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!”, ka shkruar Haradinaj.