Është ndarë nga jeta konsulli i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti

Është ndarë nga jeta konsulli i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti

Konsulli i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli përmes një postimi, për të cilin ka thënë se do të mbahet në mend për kontributin diplomatik.

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit. Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!”, ka shkruar Pacolli. Xhafer Ahmeti para se të fillonte misionin diplomatik në Mal të Zi, kishte shërbyer në Protokollin e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …