Lajmin për ndërrimin jetë të Avni Ahmetit e kanë bërë me dije familjarët e tij të cilët edhe kanë treguar për kohën dhe vendin e varrimit. “Pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, ndërroi jetë vëllai ynë, Avni Ahmeti, në moshën 46-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djem. Varrimi bëhet sot në orën 13:00, në varrezën e familjes në Ponoshec. Shumë bashkë-vuajtës e bashkëluftëtarë të Avniut, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale kanë njoftuar për vdekjen e shokut të tyre të vuajtjeve dhe kanë ngushëlluar familjen. Ndër ta është edhe deputeti dhe ish-i burgosuri politik, Rasim Selmanaj, i cili të ndjerin e kishte pasur shok dhome në burgun e Mitrovicë së Sremit, pastaj Bujar Syla nga Tropoja, Avni Shala, Nexhdet Kida, Sadik Zeqiri, Dëfrim Rifaj e shumë të tjerë. Ish-luftëtari Avni Ahmeti ishte arrestuar pasi kishte ra në pusi në Popoc të Gjakovës së bashku me ushtarët e UÇK-së, Agron Syla, Nexhdet Zymberi dhe Gazmend Imeri (Gazmendi tani dëshmor, i rënë në Masakrën e Burgut të Dubravës).
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …