Është ndarë nga jeta Miradije Bajçinca, bashkëshortja e nacionalistit të NDSH-së, Nebih Bajçinca

Në moshën 82-vjeçare, pas një beteje me sëmundjen, është ndarë nga jeta Miradije Bajçinca. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Rubovc, komuna e Lipjanit.

Miradije Bajçinca ishte jo vetëm bashkëshorte, por edhe një bashkudhëtare e denjë e nacionalistit të NDSH-së, Nebih Bajçinca. Jeta e saj u karakterizua nga përkushtimi ndaj familjes dhe trashëgimisë së vlerave kombëtare.

Familja Bajçinca falënderon të gjithë miqtë, të afërmit dhe bashkëqytetarët që i janë bashkuar dhimbjes së tyre në këto momente të vështira. Kujtimi për Miradijen do të mbetet gjithmonë i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.

Kontrolloni gjithashtu

GAP:“Punësimi dhe përfaqësimi i grave në ndërmarrjet publike qendrore në Kosovë”

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) …