Është ndarë nga jeta poeti e studiuesi Ramadan Thaçi

Në moshën 63 vjeçare është ndarë nga jeta poeti e studiuesi Ramadan Thaçi.  Ramadan Thaçi ka lindur në Smallushë të Lypjanit. Ishte magjistër i shkencave juridike. Një kohë ka punuar në arsim, ndërsa pastaj në MPB, kurse ka ligjëruar edhe në kolegjin “Biznesi” në Prishtinë. Ramadan Thaçi ka qenë poet, prozator e studiues i problemeve juridike e shoqërore. U nda nga ne duke lënë kujtimet më të mira e një varg veprash letrare e profesionale. Ka botuar vëllimet poetike: “Grindja e viteve”, 1980, “Buzëmbrëmje”, 2002, “Lulet dhe hijet”, 2014, romanet “Treni”, 2010 dhe “Hana”, 2014,  monografitë “Rasti i Paraqinit”, 2004, “Një jetë e tërë për atdheun”, 2008, “Vrasja në burgun e Pozharevcit”, 2009, ditarin “Djalëria e një shokut tim”, 1998, “Misioni”, “Letërkëmbim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”, 2013, si dhe disa libra e  studime juridike.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …