Disa minuta pas fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, drejtuesi i saj, Adem Mikullovci e ka ndërprerë atë. Ai kërkoi gjysmë ore pauzë. Seanca ka filluar pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputetes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Tauta Ibrahim Rugova.
