Sot, është nënshkruar deklarata e përbashkët në mes të përfaqësueseve të partive politike nga radhët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian si dhe organizatave të shoqërisë civile.
Paraprakisht janë mbajtur takime lidhur me këtë iniciativ e cila është inicuar nga organizata Voice of Roma Ashkali dhe Egyptian në bashkëpunim me organizata tjera të shoqërisë civile të cilat bashkarisht kanë bërë thirrje ndaj përfaqësueseve të partive politike për përkrkrahjen e kësaj thirrje për nënshkrimin e deklaratës të përbashkët me qellim që të respektohet Korniza Ligjore për kuotën e punësimit të komuniteteve: rom, ashkalinj dhe egjiptian e cila kuot ju garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës Neni 61/62 duke vazhduar edhe me ligjin për Shërbim Civil me Nr 03/L-149 Neni 11, dhe Ligjin e Punës Nr.03/L-212, si dhe Rregulloren Nr.04/2010 për procedurat e përfaqësimit të drejtë dhe propocional të komuniteteve jo shumicë.
Gjatë takimit përfaqësuesit e partive politike si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë ngritur edhe njëherë shqetësimet e tyre rreth problemeve që hasin këto komunitet dhe së bashku të gjejnë mënyra për zgjidhjen e këtij problem. Përfaqësuesit e partive politike kanë falënderuar organizatat e shoqërisë civile për këtë iniciativ në veçanti OJQ-VoARE, ku menjëherë kanë pranuar ftesën e thirrjes tonë dhe janë bërë pjesë e kësaj deklarate shumë të rëndësishme e cila është vetëm një nismë për mundësitë e të drejtave të barabarta ndaj këtyre komuniteteve dhe e drejtë kjo e cila garantohet edhe me ligj.